U rrëzua nga kati i 3 i hotelit në Dhërmi, humb jetën 21-vjeçari anglez

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi ka rezultuar fatale për turistin anglez.

Pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli para një ore shtetasi me iniciale Z.C, 21 vjeç ka humb jetën.

21-vjeçari anglez ka qenë i dehur në momentin kur është rrëzuar nga kati i tretë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Dhërmi/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 1.06.2022 21:21