U rrëzua gjatë finales së Champions-it, humb jetën gazetari 51-vjeçar

Një lajm i trishtë tronditi finalen e Champions-it në hendboll mes Magdeburgut dhe Kielces, teksa humbi jetë gazetari 51-vjeçar Pavel Kotvica.

Teksa kishte shkuar për të raportuar për finalen nga Këlni i Gjermanisë, gazetari sportiv, në pjesën e dytë të ndeshjes u rrëzua nga tribuna e shtypit, dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.  

Kotvica u dërgua në spitalin lokal, por për fat të keq nuk arriti tia dilte mbanë. Pas lajmit tragjik, çështja sportive kaloi në plan të dytë teksa nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga te dyja klubet për humbjen e gazetarit 51-vjeçar.  /Albeu.com/ 


Shtuar 19.06.2023 07:59