U rrah fizikisht me një burrë, kandidatja e Kryemadhit për deputete përfundon në polici

Sot policia ka shoqëruar në komisariat në Durrës dy persona , një burr dhe një grua të cilët anë pasur një konflikt fizik mes tyre.

Mësohet se gruaja e shoqeruar në komisariat është Elona Guri, kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G, është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit,” njoftoi me heret policia. /albeu.com/

 


Shtuar 24.03.2021 18:18