U rikthyen në pushtet pas 20 vjetësh, kush është lideri taleban që solli fitoren

Pas 20 vitesh luftime të ashpra dhe me pasoja të shumta si në jetë njerëzore, ashtu edhe në ekonominë e vendit, talebanët arritën të rikthehen sërish në pushtet në Afganistan.

Ata hynë ditën e djeshme në Kabul, ku pjesa më e madhe e qytetit u dorëzua pa luftë dhe presidenti I vendit Eshref Khani u largua drejt Taxhikistanit.

Personi më i rëndësishëm i momentit mes talebanëve është Abdul Ghani Baradar, i cili ka të ngjarë të bëhet edhe presidenti i ardhshëm i vendit. Baradar ka dalë në skenë si lideri, i cili çoi në fitoren e padiskutueshme dhe në largimin e Ashraf Ghani. Baradar është lideri politik i talebanëve pasi lideri i përgjithshëm është Haibatullah Akhundzada.

Por kush është Abdul Ghani Baradar?

I lindur në provincën Uruzgan në 1968, ai luftoi me muxhahidët afganë kundër sovjetikëve në vitet 1980. Pasi rusët u dëbuan në 1992 dhe vendi ra në luftë civile midis komandantëve të luftës, Baradar krijoi një medrese në Kandahar me ish-komandantin e tij dhe kunatin e njohur, Mohammad Omar.

Së bashku, dy mullahët themeluan talebanët, një lëvizje e kryesuar nga dijetarë të rinj islamikë kushtuar pastrimit fetar të vendit dhe krijimit të një emirati.

Historia e jetës së tij flet vetëm për konflikt të pandërprerë dhe të pamëshirshëm të vendit si dhe prangosjes së përgjakshme. Vetëm 3 vite më parë ai u lirua nga burgu në Pakistan me kërkesë të SHBA, por ai tashmë mund të bëhet President./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 12:42