Një avion privat me katër pasagjerë në bord është zhdukur këtë të diel në Kroaci, pak pasi u ngrit për fluturim drejt Gjermanisë. Aeroplani humbi kontaktet me kullën e vrojtimit në veri të Rakovicës.
Lajmi u konfirmua nga drejtori i mbrojtjes civile në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë, i cili njoftoi më herët përmes një komunikate se aeroplani i cili që po largohej nga Spliti ishte zhdukur.
“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.
kroaci 2Ndërkohë raportohet jozyrtarisht se në aeroplan kanë qenë tre shtetas gjermanë dhe një kroat. Konfirmohet gjithashtu se kontrolli i fluturimit kroat ka pranuar një thirrje për ndihmë nga ana e aeroplanit në fjalë.
Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi në terren për të vijuar kërkimet nga ajri për shkak të motit të keq.