U largua nga banesa pa asnjë gjurmë, policia në kërkim të 33-vjeçarit në Fier

Një 33-vjeçar është larguar prej dy ditësh nga banesa e tij në Fier dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzimin në polici, teksa këta të fundit po punojnë për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. H., banues në Fier, se në datë 30.06.2023 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. H., 33 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçarit”, njofton policia.

 

 


Shtuar 2.07.2023 14:25