U ktheu shpinën e nxorri telefonin, si u kap shqiptari në Itali me kokainë

Një djalë 20-vjeçar shqiptar, i njohur për Policinë italiane, u arrestua të mërkurën në mbrëmje në Milano pasi u kap me kokainë.

Sipas mediave italiane, ai u ndalua nga efektivët e Policisë, të cilët e takuan në rrugë rreth orës 19:00 në cepin e rrugës. Por sapo pa efektivët, i riu ktheu kurrizin dhe nxorri telefonin nga xhepi duke pretenduar se po komunikonte me dikë.

Kjo lëvizje tërhoqi vëmendjen e efektivëve, të cilët vendosën që ta kontrollonin duke i gjetur në xhepin e xhinseve 51 gram kokainë. Shqiptari ishte arrestuar edhe më parë për trafik kokaine.

 

 


Shtuar 8.07.2021 17:05