U krijua Super Leagues, UEFA paralajmëron me përjashtim të tyre nga çdo kompeticion

Mbrëmjen e së dielës duket se është bërë lëvizja më e madhe në futbollin europian, kur 12 nga skuadrat më të mëdha të kontinentit ranë dakord dhe krijuan Super Leagues.

C Milan, Arsenal FC, Atletico de Madrid, Chelsea FC, FC Barcelona, FC Internazionale Milano, Juventus FC, Liverpool FC, Manchester City, Manchester United, Real Madrid CF dhe Tottenham Hotspur janë bashkuar si Klubet Themeluese. Tre klube të tjera pritet të bashkohen si Klube Themeluese përpara sezonit përurues, i cili duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa president do të jetë Florentino Perez.

“Duke parë të ardhmen, Klubet Themeluese shpresojnë të jenë në gjendje të vazhdojnë bisedat me UEFA dhe FIFA në kërkim të zgjidhjeve më të mira për Super League dhe për futbollin botëror në tërësi.”- thuhej në deklaratën për shtyp.

Në të vërtetë duket se qëllimet e presidentëve të këtyre klubeve është përfitimi i parave larg qëllimit themelor të sportit të futbollit që është argëtimi dhe spektakli.

Nga zyrat qëndrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës vjen kërcënimi i përjashtimit të të gjithë klubeve që kërkojnë të marrin pjesë dhe jo vetëm klubeve por edhe futbollistëve.

UEFA dhe autoritetet e futbollit anglez, spanjoll dhe italian prezantuan të dielën se çdo club që merr pjesë në një të ashtuquajtur Super League Europiane do të ndalohet nga të gjitha garat e ndryshme shtëpiake dhe kontinentale.

“Klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel vendas, evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare”,– deklaroi UEFA në një njoftim për shtyp.

 


Shtuar 19.04.2021 10:54