Kërcënim për jetën? Shkodranit ia bëjnë “shoshë” makinën me plumba

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gomisqe të Re në Velipojë.

Burimet bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit David Ndoci, 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 


Shtuar 19.04.2021 10:49