Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg”, për 7 të arrestuarit pak ditë më parë në kuadër të operacionit “motorristi”.
Këta shtetas ranë në prangat e policisë, pasi gjatë ndalimit dhe kontrollimit të autorëve uniformat blu sekuestruan 61 kg lëndë narkotike kanabis.
Kjo një ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.
Autorët e arrestuar janë: Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja , Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.
Këta persona u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit “Motoristi”.
Gjithashtu së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 3 mjetet dhe 12 aparate celularë.