U kap duke transportuar 3 emigrantë  me “Benz”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier (VIDEO)

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “JAD 21”, si edhe në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posacme Operacionale në DVP Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 09:28