U ka skaduar pasaporta? Qeveria Rama merr vendimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që u ka përfunduar apo përfundon afati deri në 25 prill.

Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria e kësaj të fundit është zgjatuar deri në 30 prill.

 

Shtuar 31.03.2021 11:03