Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe u gjetën të vdekur këtë të shtunë në apartamentin e katit të dytë të një pallati në Golem.
Kanë dalë pamjet nga pallati ku u gjetën të vdekur të dy, pasi kishin humbur kontaktin dy ditë më parë me familjarët.
Të lidhura
None found
Ata dyshohet se humbën jetën për shkak të asfiksisë nga gazi. Policia njofton se ngjarja u zbulua në rreth orës 17:45. Shtëpia ishte e 60-vjeçarit Mihal Jani, ndërsa Anila Llulla banonte në Tiranë.
Lidhja mes viktimave mbetet e paqartë. 50-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë 2 ditë më parë. Djali i saj, i shqetësuar për kishte denoncuar largimin e saj.
Edhe djali i Mihal Janit gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, i binte telefonit të të atit, por ai nuk përgjigjej. Kësisoj ai shkoi gjatë pasdites në shtëpinë e 60-vjeçarit, por sërish askush nuk iu përgjigj teksa i ra derës. Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë dhe kur u futën në shtëpi i gjetën të pajetë.
Dyshimet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Fqinjët kanë raportuar se kanë dëgjuar erën e gazit, i cili dyshohet se është shkaku i vdekjes së 2 viktimave./albeu.com/
