U gjet i mbuluar në rroba brenda “magazinës së ferrit“, Arjan Sala kishte pranë vetes fikëset e zjarrit

Arjan Sala u nxorr nga magazine në Tiranë, rreth 60 orë pas rënies së zjarrit tragjik në magazinën e qndrës tregtare Casa Italia.

Detaje të reja janë zbuluar nga fati tragjik i 32-vjeçarit Arjan Sala i cili humbi jetën si pasojë e zjarri të rënë në magazinën ku ai punonte tek një qendër tregtare pranë kthesës së Kamzës.

Trupi i Arjanit është gjetur në mes të magazinës ku ai kishte hyrë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri dhe për të shuar vatrën por që nuk mundi të dalë i gjallë nga aty.

Gazetari i Abcneës.al, Ermal Vija ka bërë të ditur se trupi i Arjan Salës, nuk ishte djegur plotësisht, por vetëm këmbët. Ndërkohë, sipër tij mësohet se janë gjetur rroba të lagura, që dyshohet t’i kenë rënë sipër nga presioni i ujit që hidhnin zjarrfikësit. Pranë trupi të Arjan Salës janë gjetur edhe dy fikse zjarri, të cilët i riu kishte marrë me vete në momentin që ishte futur për të shuar vatrën e zjarrit të rënë brenda magazinës.

32-vjeçari është mundur të nxirret nga magazina pas rreth 60 orësh. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë.

 

 

 

 


Shtuar 27.03.2021 11:29