U deklarua e zhdukur, dëshmon në polici kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës: U zura me burrin dhe ika nga shtëpia

Pas gjetjes, kryesetretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, është shoqëruar në komisariatin e policisë, ku dhe ka dëshmuar.

Marku ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Ajo ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se gjendja e saj psikologjike momentalisht është shumë e rënduar, pasi nuk ka pritur që bashkëshorti i saj ta denonconte si të humbur dhe se do të bëhej kryefjalë e mediave./albeu.com