U bë virale në rrjet, Arbana publikon vetë foton me Berishën dhe Bashën: Mos ma dërgoni më

Pasi Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, në rrjet ka pasur shumë reagime, madje edhe meme.

Një foto e modifikuar ka qarkulluar së fundmi ku shfaqet Sali Berisha dhe Lulzim Basha te emisioni ‘Dua të të bëj të lumtur’ i Arbana Osmanit.

Ndjekësit ia kanë dërguar këtë foto me qindra herë Arbanës dhe kjo e fundit ka reaguar.

“Po e publikoj që t’iu tregoj se po e kam parë dhe është shumë funny dhe nuk ka nevojë t’ma dërgoni më’, shkruan Arbana.


Shtuar 13.09.2021 12:58