Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, u arrestua kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tenderat.
Një ditë më vonë, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e Tushes nga posti i kryebashkiakut.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme Rama tha se, Tushe apo cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste./albeu.com