Gjykata e Posaçme, ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i cili u arrestua për korrupsion.
Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.
Lena u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave, që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.
Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë./