Autoritetet kompetente ia dolën të kthenin në një cirk në afërsi të Romës një luan që ishte arratisur dhe endej për orë të tëra në rrugët e Ladispolit dhe kryebashkiaku shprehu shpresën se ngjarja do të zgjonte ndërgjegjen dhe do të ndalonte shfrytëzimin e kafshëve në cirk.
Kryebashkiaku Alessandro Grando, i cili menaxhon qytetin me rreth 40.000 banorë, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të shtunën në mbrëmje që të mos dalin nga shtëpia derisa policia dhe stafi i cirkut të kapin të arratisurin.
Suivi – Le lion errant à #Ladispoli a finalement été capturé ?#italia pic.twitter.com/WxpUFiWofe
— LesNews (@LesNews) November 11, 2023
Videot e publikuara nga mediat italiane, tregojnë një luan të rritur që ecën nëpër rrugë të zbrazura gjatë natës.
Në orën 22:30, më shumë se pesë orë pas mesazhit të parë për qytetarët, Grando njoftoi në faqen e tij në Facebook se luanin e kishin qetësuar dhe kishin kapur.
“Tani për të do të kujdeset stafi i cirkut”, shtoi kryebashkiaku dhe falënderoi urgjencën dhe vullnetarët për ndihmën e dhënë në orët e shqetësimit të madh.
❗️The mayor’s office of #Ladispoli reports that the lion has been captured. They were able to tranquilize him and capture him. Now he will be sent back to the circus.
#Italy #Rome #escape #circus #Lion pic.twitter.com/wpGKUHVPQu
— Alexandru Judeu (@AlexandruJudeu) November 11, 2023
“Shpresoj që ky episod të zgjojë ndërgjegjen dhe përfundimisht t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk”, ka shkruar kryebashkiaku.
Duke parashikuar që disa banorë mund të ngrenë padi, Grando tha se nuk e miratoi cirkun e luanit që të vinte në qytet, por gjithashtu nuk ka autoritet ta ndalojë atë.