VIDEO/ Luani arratiset nga cirku në Romë, kryebashkiaku ngre alarmin: Qëndroni në shtëpi!

Banorëve të një qyteti afër Romës iu tha të qëndronin brenda sot pasi një luan u arratis nga një cirk dhe është i lirë në zonë.

Alessandro Grando, kryebashkiaku i Llandispolit, një qytet me rreth 40 mijë banorë, ngriti alarmin duke e postuar lajmin në rrjetet sociale.

Ai shtoi se policia po ndihmon stafin e cirkut për lokalizimin e kafshës.

“Një luan ka dalë nga cirku”, ka shkruar ai, duke sqaruar se kafsha është parë në një përrua pranë ambienteve të cirkut.

“Ne ju kërkojmë të jeni shumë të kujdesshëm dhe të shmangni udhëtimet deri në një njoftim të dytë”, shtoi ai.

Zyrtarët e cirkut thanë se luani u arratis rreth orës 15:00

Grado vuri në dukje se ai nuk kishte dhënë leje për praninë e një cirku në qytet, por nuk ishte në kompetencat e tij as ta ndalonte atë./albeu.com


Shtuar 11.11.2023 21:34

Tags: ,