U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë 35-vjeçari nga Maqellara (EMRI)

Një 35-vjeçar ka humbur jetën ndërsa punonte në një punishte me pllaka mermeri në Maqellarë të Dibrës.

Sipas policisë i riu Bedri Markja 35 vjeç humbi jetën pas transportit në spital.

Njoftimi:

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 16.11.2023 16:36