Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.
Lëkundjet ishin mjaft të forta për t’u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona janë lënduar, thonë zyrtarët.
Footage of the moment 5,9 magnitude #quake hit Düzce in northern Turkey. Tremors also felt across Istanbul and Ankara. 18 aftershocks recorded. No casualties or major damage reported so far. In Nov 99 in a 7,2 quake that hit Düzce over 800 ppl were killed pic.twitter.com/PUkZxGjl9N
— Selin Girit (@selingirit) November 23, 2022
Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km.
Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë mësohet se janë hidhur nga ballkoni
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.
Kujtojmë se qyteti ku pati lëkundje gjatë natës, u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.
Ai pasoi një tërmet edhe më të madh muaj më parë në qytetin e Izmit, 100 km në perëndim, i cili vrau më shumë se 17,000 dhe la ndërtesat në rajon në një gjendje të dobësuar.
Rreth 80% e ndërtesave të qytetit janë rindërtuar që nga tërmetet e vitit 1999, tha kryetari i bashkisë së qytetit për mediat lokale./albeu.com