Trupat ruse dhe mercenarët po zhvendosen në Donbas

Trupat ruse dhe mercenarët po zhvendosen në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes.

Mercenarët janë nga grupi Wagner i lidhur me shtetin rus.

“Trupat ruse po vazhdojnë të konsolidohen dhe riorganizohen ndërsa rifokusojnë ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës,” tha Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.


Shtuar 4.04.2022 07:17