Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftën në Iran. Ai ka komentuar propozimin iranian për marrëveshjen, ndërsa ka nënvizuar Irani po kërkon që të arrijë një të tillë por nuk është ende i vendosur nëse do arrihet apo jo.
Sipas Trump pala iraniane nuk i ka përmbushur plotësisht kërkesat e Washingtonit.
Të lidhura
None found
“Ata duan të arrijnë një marrëveshje, por unë nuk jam i kënaqur me përgjigjen e tyre. Ata kanë bërë hapa përpara, por nuk jam i sigurt se do të arrijnë ndonjëherë një marrëveshje”, theksoi ai.
Irani i ka paraqitur një propozim të ri Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës, përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA.
