Tronditet Italia, Maqedonia shkruan historinë (VIDEO)

Italia mbetet për të dytin edicion radhazi jashtë Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini është eliminuar në play-off nga Maqedonia e Veriut, duke u mundur në Palermo me shifrat 0-1.

Të lidhura

None found

Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa qenë të saktë me raste të panumërta të shpërdoruara.

Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat që pak kush e kishte parashikuar.


Shtuar 24.03.2022 22:42