Tronditet Durrësi/ I vendoset lëndë plasëse lokalit, pas pak minutash dhe në një garazh

Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë tronditur Durrësin në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 3:50, një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar në një nga lokalet në zonën e lulishtes.

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në një servis në Shkallnur, i cili ka alarmuar banorët e zonës dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale në biznes.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacione paraprake Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


Shtuar 3.09.2026 09:12

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN Sitelerholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahis