Tronditëse/ Dhunoi motrën dhe tentoi ta p*rdhunojë, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, policia e Shkodrës, ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka dhunuar motrën e tij. Sipas uniformave blu, shtetasi Artur Qokaj, ka tentuar të kryejë marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasi 24-vjeç, Artur Qokaj, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie s*ksuale me dhunë, me të”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 6.04.2024 11:43