Triumfi i Milanit në derbi, si u hapën gazetat italiane

Milani mposhti Interin me rezultatin 3-2 në derbin e Madonnina. Leao ishte protagonist me dygolësh, ndërkohë që realizoi edhe Olivier Giroud.

Triumfi i Milanit ka zënë vendin kryesor në gazetat sportive në vendin fqinj. Gazzetta dello Sport u hap me titullin: “Super Leao. Derbi i Milanit, Interi shfryhet. Rafa shënon një dygolësh dhe një asist, Maignan bën mrekulli”.

Edhe Tuttosport u mor me sulmuesin portugez: “Leao djallëzor, Interi në ferr. Portugezi (një dygolësh) dhe Giroud shkatërrues”.

Gazeta me bazë në Torino shton: “Një Milan që për 70 minuta ka komanduar dhe ka treguar se është një nivel superior sot për sot. Interi ka ende shumë probleme”.

Corriere Dello Sport u hap kështu: “Dy djaj. Leao dhe Kvara janë fenomenalë, duke çuar Milanin dhe Napolin në krye”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.09.2022 14:02