Tritol Dukës në derë të shtëpisë, albeu.com siguron pamjen e autorit të prangosur (FOTO LAJM)

Albeu.com ka zbuluar pamjen e autorit që vendosi tritolin te shtëpia e kreut të FSHF-së Armando Duka.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda dhe lënda shpërthyese u vendos në portën e jashtme të shtëpisë së Dukës, ashtu siç shihej edhe në videon e publikuar nga albeu.com.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas publikimit të disa audio-përgjimeve nga FSHF, ku dëgjohëj biseda e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa shprehte interesin për kontrollin e FSHF-së.

Kjo bëri që duka të akuzonte drejtpërdrejt njerëzit e Veliajt për kërcënimet dhe vendosjen e tritolit.

Ndërkohë autori u kap mbrëmjen e djeshme njoftoi policia./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 09:31