Në një postim në rrjetin social “X”, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.
Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse, që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët.
Reagimi:
Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.