Lënda plasëse në oborrin e shtëpisë/ Zbardhet deklarata e gjyqtarit në polici

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00.

Sipas burimeve policore, mësohet se lënda plasëse, është vendosur në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Gjyqtari ka deklaruar në polici se nuk kam dijeni kush e ka bërë.

Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.


Shtuar 28.04.2024 12:03