Mbërritja e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në protestën para Ministrisë së Arsimit u prit me kundërshtime nga studentët dhe solli momente tensioni.
Gjatë afrimit të tyre, dy persona u përfshinë në një debat të fortë. Protestuesit e tjerë ndërhynë dhe situata u qetësua brenda pak kohe.
Të lidhura
None found
Studentët thanë se nuk duan që protestës t’i bashkohen mbështetësit dhe strukturat e opozitës. “Opozita jemi ne!”, brohoritën ata, duke kërkuar që lëvizja të vijojë si nismë studentore, e pavarur nga partitë politike.




