Tritan Kalo: Vaksinohuni, kemi ende rrugë për të shkuar në fund të tunelit të pandemisë

Mjeku infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook, u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen, për të shpëtuar veten dhe të tjerët.

Në postim Kalo shkruan se rruga me e madhe për të shkuar në fund të tunelit të pandemisë është bërë, por mbetet akoma udhë.

Postimi i Kalos

Kohë kovidiane….19.08.2021…..Fundjava e parafundit e këtij muaji të jashtëzakonshëm Gushti përvëlues për njerëzinë, por jo pak përvëlues e “hirësues” edhe i gjelbërimit të viseve tona, i ndihmuar në shumë raste nga mëndjet e çartura dhe duart rrënuese piromane….Në ndërkohë që kemi përshkruar pjesën më të madhe në “tynelin e gjatë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19”, NE ende kemi udhë për të bërë deri në përfundimin e saj….Me durim, me vetbesim, me vetëkujdesje, me mirëkuptim dhe mirëbesim reciprok, NE sigurisht që do të mundet t’a fitojmë luftën me “armikun e padukshëm” jetëlëndues e jetëmarrës, infeksionin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19….”Il poppolo Albanese” ka një thënie mjaft kuptimplotë në lidhje me rolin e domozdoshëm të trupës mjeksore, në betejën e gjthëkujt prej nesh për triumfin e jetës ndaj vdekjes në luftën përkundrejt çdo sëmundje, kur AI shprehet se: “Zoti/Perëndija para dhe ju prapa tij”….Pikërisht kjo thënie më erdhi e para ndërmënd kur përfaqsuesi i Perëndisë mbi Tokë, Papa Françesku i bëri thirrje gjithë “grigjës së tij”, për të mos hezituar e për t’u vaksinuar ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19…..”Vaksina është dashuri” shprehet Ati ynë i Shenjtë…..”Dashuri ndaj vetes, dashuri ndaj familjes, dashuri ndaj shoqërisë”…..Vaksina mundet të mos jetë diçka e detyrueshme për disa prej nesh, por AJO në një kuptim më të gjërë shoqëror është shpëtuese për shumicën e të dashuruarve pas lirisë së një jete më pak të rrezikuar nga “ky armik i padukshëm”…..Duke u vaksinuar ulet rreziku për t’u infektuar ose për të kaluar forma të rënda të sëmundjes, dhe mbi të gjitha për të ulur mundësinë e “rënies në kthetrat e vdekjes” prej Covid-19…”Duajeni veten në çdo kohë dhe rrethanë të jetës”, sepse jeta e çdo Shqiptari andej dhe këndej Drinit është e domozdoshme dhe e paçmimtë për të gjithë Shqiptarinë….Trupa mjeksore e vaksinuesve është e gatëshme në të katër anët e vëndit, për t’ju ndihmuar në realizimin e proçesit të Vaksinimit, ndaj KURRË mos nguroni të kërkoni ndihmesën e tyre….NGURUESIT dhe MOSBESUESIT në lidhje me rolin dobiprurës të VAKSINAVE kundër infeksionit Sars-Cov2/Covid-19 ose më gjërë, më së paku gjë që u kërkohet është të mos bëhen PENGUES për të tjerët, për sa kohë që “liria e gjithëkujt përfundon aty ku fillon liria e tjetrit” (V.H.)….Mantelbardhët dhe stafi tjetër mjeksor janë aty në vijën e parë të kësaj lufte për jetën, që me Profesionalizmin, Punën, Përkushtimin dhe Përkujdesjen e tyre t’u gjindet të gjithë të prekurve nga ky infeksion tinzar….. APELI i sotëm që u drejtohet në lidhje me VAKSINIMIN lidhet jo vetëm me shpëtimin e jetëve tuaja, por edhe me uljen e rrezikut të infektimit dhe të jetëlëndimit të vetë STAFIT MJEKSOR, sepse mbi 70 mjekë e infermjerë e kanë humbur jetën e tyre për të shpëtuar jetët tuaja….. Janë motrat e vëllezërit tuaj. Janë bijat dhe bijtë tuaj, ndaj shprehni edhe “pak më shumë dashuri për sakrificat e tyre” duke u VAKSINUAR…..FUNDJAVË të mbarë miq,  të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas…..Together forever!/albeu.com


Shtuar 19.08.2021 10:08