Debate të forta po zhvillohen në Kuvend mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së PD-së, Ildo Dhori.
E gjithë kjo lidhet me pagesën elektronike që parashikohet të vendoset në Parkun e Karavastasë.
Kumbaro i ka lënë foltore deputetes së PD disa lekë të shkoqura duke e ironizuar, e kjo e fundit është shprehur duke thënë se kjo që bëri ministrja është e neveritshme.
Ministrja Mirela Kumbaro: Mirë pra, e mbarsët malin dhe prodhuat disa qindarka, 10, 20 e 15 se aq është tarifa, edhe për të ngrënë, u bëj ftesë sot për ta vizituar, gëzuar dhe ju pres kur ta hapim. Ua kam lënë këtu lekët e vogla.
Ilda Dhori: Kjo është e neveritshme, sesi një ministre tallet, lë lekët këtu./albeu.com