Tragjike/ Shembet ura, raportohet për 11 viktima dhe mbi 30 të zhdukur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kinë, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 janë zhdukur, pasi një urë autostrade u shemb në Kinën veriore, pasi disa pjesë të vendit u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm.

Ura e cila është mbi një lumë, u shemb për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve në Sangluo në provincën Shaanxi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua,e cila raportoi për 11 të vdekur.


Më shumë se 30 persona janë të zhdukur, sipas transmetuesit shtetëror CCTV. Sangluo ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit. Pesë automjete ishin nxjerrë nga ujërat e lumit.


Shtuar 20.07.2024 07:52