Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë ku nëna ka gjetur pa shenja jete djalin e saj 50 vjeçar, i cili ka vrarë veten me thikë në banesë.
Viktima Edmond Lara mësohet se nuk ka qenë problematik dhe nuk ka qenë i punësuar gjithashtu burimet tregojnë se 50- vjeçari ka qenë i divorcuar nag gruaja.
Policia ka mbërritur pranë banesës për zbardhjen e rrethanave.
Pritet edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminimin e viktimës.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com