Kalimi i Fran Garcia te Real Betisi tashmë është dakordësuar mes klubit nga Sevilla dhe Real Madridit, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Real Madridi do të arkëtojë katër milionë euro nga transferimi i mbrojtësit të majtë, ndërsa në marrëveshje ka mbajtur edhe 50 për qind të shumës së një shitjeje të ardhshme të futbollistit.
Të lidhura
None found
Lojtari 26-vjeçar ka pranuar të transferohet te Betisi dhe për këtë arsye edhe kontrollet mjekësore janë programuar tashmë.
Fran Garcia pritet të firmosë një marrëveshje katërvjeçare, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2030.
Te skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini, mbrojtësi spanjoll shihet si një afrim me peshë, ndërsa ekipi sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Reali pritet të jetë shumë aktiv në merkato, pasi po synon të realizojë edhe disa dalje të tjera si Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Gonzalo Garcian./
