Ministria e Financave bëri të ditur se në Bankën Zhvillimore janë transferuar edhe 148.6 milionë denarë, përkatësisht 2.4 milionë euro, fonde që janë paraparë për përkrahjen e investimeve të kompanive vendase.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Financave, pas këtij transferimi të fundit nga buxheti qendror drejt Bankës Zhvillimore, shuma e përgjithshme e mjeteve të vendosura në ekonominë vendase për realizimin e investimeve nga kompanitë ka arritur në 14.5 miliardë denarë ose 235.8 milionë euro.
“Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendase i parashikuar në buxhet është 250 milionë euro, kurse vlera e ciklit të investimeve vlerësohet në rreth 300 milionë euro. Mjetet që i siguroi Qeveria dhe plasohen te kompanitë vendase me kushte të favorshme, kanë për qëllim realizimin e investimeve private, me ç’rast do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe do të stimulojnë rritjen ekonomike”.
Nga ministria theksojnë se këto mjete do t’u vihen në dispozicion përfituesve përfundimtarë përmes bankave afariste, me normë interesi prej 1.95% në vit, afat kthimi deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në 3 vjet.
