Tragjike në Iran, bombardohet resorti turistik, 8 të vdekur dhe 23 të plagosur

Tetë turistë kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi turk në provincën veriore Dohuk në Irak, ka thënë media shtetërore irakiane të mërkurën.

“Bombardimet e ashpra” kanë goditur një resort në Zakho, qytet në kufi mes rajonit të Kurdistanit në Irak dhe Turqisë, ka thënë televizioni shtetëror.

Të lidhura

None found

Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave, duke përfshirë një njëvjeçar, ka thënë ministri kurd i Shëndetësisë, duke shtuar se të gjitha viktimat kanë vdekur pa arritur në spital.

Ministria turke e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate se dy militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) janë dorëzuar në pikën kufitare mes Turqisë dhe Irakut, e cila gjendet rreth 10 kilometra nga Zakho, por nuk ka përmendur sulmin.

Turqia kryen rregullisht sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dërguar komandot për të mbështetur ofensivën e saj, në kuadër të fushatës afatgjatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së kurde dhe milicisë së kurdëve sirianë YPG.

Ankaraja i konsideron të dyja këto grupe si terroriste.

PKK ka luftuar shtetin turk prej vitit 1984.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt, i cili në të kaluarën ka qenë i fokusuar në juglindje të Turqisë, ku PKK ka synuar krijimin e atdheut etnik.


Shtuar më 20.07.2022 21:19

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş