Tragjike në Greqi: Humbin jetën 3 elektriçista, njëri prej tyre shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku tre elektricistë të cilët po rregullonin një shtyllë elektrike kanë gjetur vdekjen.

Mësohet se një  nga viktimat është shqiptar. Ngajrja e rëndë ka ndodhur në Gymnos Evia  në komunën e Eretria.

Sipas mediave greke tre elketriçistët humbën jetën pasi ranë në konktakt me rrymën elektrike. Ndërkohë, një tjetër koleg i tyre ka marrë dmëtime dhe po merr shërbimin mjekësor.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga punonjësit u gjet i vdekur në shtyllë.


Shtuar 1.04.2021 16:00