E ardhmja e Haaland, reagon drejtori sportivi i Dortmund: Ia bëra të qartë Raiolas se nuk duam ta shesim

Sot (e enjte) ka pasur shumë spekulime lidhur me të ardhmen e sulmuesit Erling Haaland.

Agjenti Mino Raiola dhe babai i norvegjezit kanë udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar për transferimin e mundshëm.

Sidoqoftë, Zorc tha se dje ka biseduar me Raiolan dhe ia ka bërë të qartë se nuk largohet në verë.

“Dje bisedova me Mino Raiolan. I kemi treguar ambiciet tona shumë qartë, ne nuk duam ta shesim Haaland në verë”, tha ai.

Sidoqoftë, Manchester City, United, Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të duan transferimin e Haaland gjatë verës së ardhshme, derisa gjiganti gjerman thuhet se kërkon plotë 150 milionë euro.

Shtuar 1.04.2021 04:04