Tragjike në Bulqizë/ U rikthye në punë sot pas pushimeve, humb jetën minatori 40-vjeçar (EMRI)

Këtë të hënë, një minator ka humbur jetën në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Nga informacionet paraprake, mësohet se minatori Sokol Toçi rreth 40-vjeç, ka ndërruar jetë brenda galerisë, teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit.

Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku është konfirmuar vdekja e tij.


Shtuar 6.01.2025 12:06