Tragjike në Greqi! Familja shqiptare shuhet në aksident, mbijeton vetëm djali

Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia të Greqisë.

Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker karburanti. Për pasojë  kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre  22 vjeçe.

I gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias.

Duke folur për mediat lokale, përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.

Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por sëfundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degruduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”, u shpreh ai.

Autoritetet greke nuk kanë publikuar ende identitetin shqiptarëve që u përfshinë në këtë aksident tragjik. /albeu.com/

 

 


Shtuar 15.11.2021 15:10