Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku shtatë persona kanë humbur jetën dhe tetë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi në qytetin e Istrias në Rajonin e Moskës. Kështu ka njoftuar Ministria ruse e Situatave të Emergjencave.
Ministria e Emergjencave njoftoi se një grua është shtruar në spital, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, por autoritetet po hetojnë.