Tragjedia në Larisa, kompania hekurudhore njofton dëmshpërblimet: 42 mijë euro për familjarët e viktimave

Hellenic Train përmes një deklarate ka bërë me dije se do të dëmshpërblejë familjet e pasagjerëve të vdekur dhe të plagosurit pas përplasjes së trenave në Larisa.

Siç thekson në njoftimin e saj, pavarësisht se kompania nuk është përgjegjëse për aksidentin, por për arsye të ndjeshmërisë së veçantë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, ajo do të paguajë:

– familjarëve të pasagjerëve të ndjerë dëmshpërblim  prej 42.000 euro.

– për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit, një dëmshpërblim prej 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe 10000 euro nëse në datën e këtij njoftimi ata ndodhen të shtruar në çdo spital apo klinikë me qëllim plotësimin e nevojave mjekësore.

Njëkohësisht familjeve të të vdekurve, të lënduarve dhe pasagjerëve të tjerë të trenit fatal do t’u jepet dëmshpërblim prej 300 euro për bagazhet e tyre.

Kujtojmë se nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë./albeu.com/


Shtuar 15.03.2023 19:26