Është lënë në arrest shtëpie administrator i plazhit Vilë Bashtovë në Kavajë, ku u mbytën babai me dy djemtë e tij të mitur të dielën e kaluar.
Para togave të zeza Pëllumb Nika tha se në plazh ishte vendosur një flamur i kuq, ndërsa bovat e thellësisë në ujë i përcakton bashkia e Rrogozhinës.
Ai tha se ka rrezikuar jetën e tij kur tentoi t’i shpëtonte, ndërsa zona ku ndodhi tragjedia ishte nën administrim nga bashkia.
Kujtojmë se Elvis Halilaj, rreth 55 vjeç që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij të vogël dhe bashkëshorten.
Babai , dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh. Babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.
Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mungon thuajse gjithmonë.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit)./albeu.com/