Tragjedia me 46 viktima në Bullgari, Rama: Kam qenë në kontakt me autoritetet e Shkupit

Replikat e kryeministri Rama në Facebook me qytetarët janë të shpeshta. Së fundmi Rama është pyetur se pse e ka lënë në harresë tragjedinë e disa ditëve më parë ku 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica shqiptarë, humbën jetën pas aksidentit të autobusit “Besa Trans”.

Rama sqaron se nuk e ka lënë në harresë, dhe shton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit se ku dhe si do të zhvillohet ceremonia mortore e viktimave.

Komentuesi: Kryeminister as nje far respekti per ne shqiptaret e Maqedonis kjo esht turpi me imadh ne gjith historin e kombit shqiptar arsyen tregoma dhe je nje nder me te pa interesesuarit kjo esht Turpi me imadh trego arsyen ne qofse ke

Edi Rama: Une i kam shprehur ngushellimet qysh ne mengjes heret sapo mora lajmin e keq te tragjedise, nderkohe qe kam qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet e Shkupit per te mesuar se kur e si do te zhvillohet, nese do te zhvillohet nje ceremoni zyrtare lamtumire per viktimat! Keshtu qe fjalen turp le ta mbaje kush e perdor pa pike lidhje, ndersa respektin per shqiptaret e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 10:21