Tragjedia e Himarës, Gledis Nano letër institucioneve për licencat e mjeteve ujore: Nuk na keni informuar për asnjë rast

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledisa Nano përmes një shkrese të nisur Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese për të pasur një sezon të sigurt turistik dhe jo vetëm.

Pas tragjedisë së Himarës, ku 7-vjeçarja Jonada u vra nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase teksa ndodhej në breg të detit, Nano ka vendosur monitorojë të gjitha hallkat e zbatimit të ligjit.

“Siguria në det, plazhe dhe ujërat e brendshëm në thellësi të territorit shqiptar, është prioritet i veprimtarisë së vendit tonë. Për të garantuar dhe siguruar jetën e qytetarëve dhe të pushuesve, përgjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, kërkojmë bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjitha hallkave institucionale për të monitoruar, kontrolluar zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore në fushën e turizmit.”


Shtuar 5.08.2022 14:41