Tragjedia e Gërdecit, Mediu paraqitet sërish në SPAK

Fatmir Mediu është thirrur sërish në SPAK ditën e sotme në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Albeu.com mëson se Mediu është paraqitur në SPAK rreth orës 13:30.

Sipas SPAK, Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish-ministrin e Mbrojtjes.

Prokuroria e Posaçme ka hapur çështjen dhe vijon hetimet që prej një viti tashmë, për të identifikuar përgjegjësit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit./Albeu.com/


Shtuar 10.01.2023 13:43