Tragjedi në SHBA, 23 vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona, më pas vetëvritet

Arratia e një personi të armatosur, i cili është përgjegjës për vrasjen e 8-fishtë që u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar ka marrë fund.

Autori 23 vjeçar, Romeo Nance, u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas, gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.

Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën, raportojnë mediat e huaja.

Në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance, ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30.

Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat.


Shtuar 23.01.2024 08:45